Një 42-vjeçar u arrestua nga policia e Korçës pasi vidhte sende të ndryshme nga automjetet. Lenonard Shehu, I dënuar më parë po për të njëjtën akuzë, u prangos gjatë operacionit të koduar “Four”. Ai dyshohet se vodhi sende të ndryshme në katër automjete më datë 31 janar të këti viti. Ai u zbulua pas kqyrjes së kamerave të sigurisë.