Një 41-vjeçar u arrestua nga policia pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri në Tiranë. Aksioni I koduar “Doreza” u zhvillua gjatë natës në zonën e “Selitës së Vogël” nga forcat shqiponja pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Gjatë kontrollit në mjetin e 41-vjeçarit efektivët gjetën një pistoletë me krehër e fishekë, të fshehur në një hapësirë të improvizuar nga i arrestuarit, në afërsi të dorezës së derës në krahun e drejtuesit. Arma u sekuestrua nga uniformat blu, ndërsa lidhur me rastin materialet procedurale i kaneë kaluar prokurorisë.