Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës, pasi ishte shpallur në kërkim për dy vepra penale në fushën e narkotikëve. Indrit Vrenezi ishte në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, pasi gjykata e Apelit e kryeqytetit, e ka dënuar me katër vjet burg për veprat penale prodhim dhe shitje narkotikesh si dhe kultivim i bimëve narkotike. Nga ky dënim, 35-vjeçarit i ka mbetur për të vuajtur dhe 1 vit e 4 muaj burg. I riu u arrestua nga specialistët e seksionit për hetimin e narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të kontrolleve të ushtruara për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Prokuroria e Dibrës po merret me hetimet dhe veprimet t jera lidhur me rastin në fjalë.