Top News – Pranë vijës së kuqe…! Shqipëria rrezikon karantinën
23/09/2020 19:15

Shqipëria do të vendosë rikthimin e karantinës vetëm nëse shifrat e të prekurve kapërcejnë shifrën 200 për një periudhë 10 ditore. Në një prononcim për gazetën “Shqip”, epidemiologu dhe zv/drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku u shpreh se nisur nga raportimet ditore, vendi ynë është ende larg këtij pragu. Ndonëse rajoni dhe vendet fqinjë, si Greqia e Italia po mendojnë një rikthim në karantinë, Shqipëria duket se nuk ka asnjë vendimmarrje të tillë megjithëse numri ditor i të prekurve po mbetet pothuajse i njëjtë mbi 130 raste dhe 3-4 viktima në ditë. Ulqinaku thotë se fluksi i shtrimeve në të dy spitalet covid ka rënë dhe kjo ka shtyrë hapjen e planifikuar të dy spitaleve të reja 3 dhe 4. I pyetur nga “Shqip”, epidemiologu Dritan Ulqinaku thotë se shifra 200 raste pozitive në ditë përgjatë një periudhe 10 ditore është e vështirë për t’u arritur ndaj karantina ende shihet larg mundësisë për tu vendosur. “Ajo çka duhet të bëjmë është shtojmë vëmendjen për tu kujdesur për veten, higjiena personale, mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës fizike”, tha Ulqinaku. Sa i takon situatës së krijuar në shkolla ku në dy javët e para janë evidentuar dhjetëra raste pozitive, Ulqinaku tha se mësuesit sikurse të gjithë të tjerët që punojnë në profesione të ndryshme, duhet të kenë kujdes dhe të ruhen nga koronavirusi me qëllim që të mbrojnë veten, nxënësit e familjarët e tyre. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Top News- Vodhën tabakinon tek ‘Kthesa e Kamzës’/ Tre persona dhunuan shitësin, arrestohet njëri
14/12 15:32
Top Channel/ “Helmi” në Elbasan, 16 të arrestuar / Përpunonin mbetje në mënyrë të paligjshme
14/12 15:07
Top Channel/ Berisha “replikon” me Ramën/ Kreu i PD komenton dhe akuzon Gjykatën Kushtetuese
14/12 15:04
Top News – ‘Nuk ka përçarje në PD’. Berisha: Zhurmuesit e Ramës nuk janë demokratë, janë fals
14/12 14:36
Top Channel/ Mbledhja me tensione në selinë blu, Berisha: S’ka përçarje në PD, ata që hanë turpin…
14/12 14:30
Top News – Berisha nxjerr PD në rrugë: Zgjidhja e vetme pas vendimit për Ballukun
14/12 14:19
Top News- “22 dhjetori fillimi ynë i fuqishëm”, Berisha thirrje: Të nisim betejën pa kthim
14/12 13:58
Top News- Berisha pranon problemet brenda PD-së, zbulon çfarë po ndodh me strukturat në terren
14/12 13:57
Top Channel/ Kushtetuesja riktheu në detyrë Ballukun, Rama: Gjyq partizan jashtë kornizës së ligjit
14/12 13:57
Top News- Vendimi i Kushtetueses për Ballukun/ Berisha: Edi Rama fitoi, përdori gjithçka
14/12 13:54
Top News- A do arrijë SPAK tek Rama? Berisha përgjigjet: Telefonata kërcënuese që bëri Rama…
14/12 13:54
Top News- “Ulni gjakrat brenda PD”/ Qytetari këshillon Berishën: Përçarje tjetër do të ishte…
14/12 13:46
Top News- A e përjashton Adriatik Lapajn nga protesta? Berisha e zbulon
14/12 13:44
Top News- “Do përdoret çdo lloj proteste”/ Berisha paralajmëron kryengritje të fuqishme?!
14/12 13:41
Top News- Berisha: SPAK ka mandat arrest për Ballukun, Rama do ta pranojë
14/12 13:38
Top News- “Firma për Shabanin ishte gabim”, Berisha pendohet: Kërkoj ndjesë, e zgjodhi Rama
14/12 13:32
Top Channel/ ‘Ujërat janë kthjelluar’, Berisha: Rama para Evropës është dhunuesi i zgjedhjeve
14/12 13:29
Top Channel/ ‘Gjykatësit kërkojnë barazi’, Berisha: Të gjitha kanë të drejtë të paguhen me…
14/12 13:29
Top Channel/ Firmosën për Endri Shabanin, Berisha: Nuk mendoj se është e udhës të marrim…
14/12 13:28
Top Channel/ ‘Në vitet 90 bënte radikalin’, Berisha: Kjo qeveri ka larguar mijëra shqiptarë nga…
14/12 13:28
BILETA Portokalli - Bileta