Në prag të zgjedhje të reja parlamentare, Kosova po përballet me protesta të sindikatave. Me pankarta në duar Federata e sindikatave të shëndetësisë ka protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë, duke shprehur pakënaqësitë e tyre sa i përket propozimit të qeverisë për rritjen e koeficientit që sindikalistët po konsiderojnë të pamjaftueshme. Kryetarja e kësaj sindikate, Tevide Imeri ka deklaruar se kjo qeveri nuk “dëshiron sindikata, e as dialog social me sindikata”.