Në prag të ndeshjes Shqipëri–Islandë, e fundit për këtë edicion të Ligës së Kombeve, tifozë islandezë kanë zbarkuar në qytetin e Durrësit. Ata janë ndalur në shëtitoren bregdetare “Taulantia” ku nuk i kanë rezistuar fotove në kompleksin e statujave të këngëtarëve të mirënjohur botërorë ku prej disa ditësh mungon Tina Turner, statuja e së cilës e amortizuar u këput. Të veshur me bluzat e kombëtares së tyre, po dhe me kostumet tradicionale të Islandës, tifozët vizituan dhe monumente të ndryshme të trashëgimisë sonë kulturore dhe janë ndalur për të shijuar ushqimin në bar-restorantet e shumta në bregdet.