Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Barit në Itali, aty ku zënka mes një çifti shqiptar ka përfunduar me një të plagosur. 42-vjeçarja shqiptare është goditur disa herë në gjoks me thikë nga bashkëshorti I saj, pas një debate të fortë, ku dëshmitare e ngjarjes ka qenë dhe vajza 16-vjeçare e çiftit. Ajo mori të paktën 3 plagë në gjoks, ku I është dëmtuar gjithashtu mushkëria, por fatmirësisht ka kaluar rrezikun për jetën.