Komisioni i Sigurisë miratoi projektligjet “Për Sistemin e Adresave” dhe “Gjendjen Civile”, të sjella nga qeveria. Deputeti Asllan Dogjani ngriti dyshime për ndikimin që do të ketë në sistemin zgjedhor projektligji për sistemin e adresave teksa zëvendësministri i Brendshëm, Andi Mahila shpjegoi se një nga prurjet e kësaj nisme ka të bëjë me njehësimin e adresës dhe kodit të votuesit.