Diskutimet në komisionin e ekonomisë për nismën e deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe për faljen e gjobave zgjatën për gati 90 minuta të martën dhe mazhoranca dhe opozita u përplasën në lidhje me përmbajtjen. Nga opozita thanë se nisma është karamele elektorale, ndërsa nismëtari Braçe mbrojti nismën duke deklaruar se ka mbi 2 vite që ka punuar për këtë projektligj.