Në një kohë që kundërshtarët politikë të Albin Kurtit kundërshtojnë si antikushtetuese përpjekjen e tij për të miratuar buxhetin me një qeveri të pamandatuar, por kujdestare, ekspertët kanë marrë në analizë shifrat e ndarjes së tortës prej 4 miliardë eurosh. Në vlerësimin e tyre, propozimet e Albin Kurtit janë populiste dhe kërcënojnë seriozisht qëndrueshmërinë e financave të Kosovës në periudhë afatmesme dhe afatshkurtër.