“Grupi i Partive Popullore Evropiane mirëpret marrëveshjen politike për Reformën Zgjedhore të arritur në Shqipëri. Ne këmbëngulim që kjo reformë duhet të përmbyllet dhe zbatohet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale “, deklaruan eurodeputetët Andrey Kovatchev, Nënkryetari i Grupit të PPE-së, dhe Michael Gahler, Zëdhënësi i Grupit të PPE-së për Punët e Jashtme, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian të Shqipërisë, ku u diskutua për kushtëzimin e BE-së dhe masat përkatëse që duhen ndërmarrë nga qeveria.