Që prej seancës parlamentare të 8 qershorit dhe përballjes me gazetarët pasi këta të fundit dhe deputetët demokratë, anëtarë të kryesisë së PD u kërcënuan nga mbështetësit e tij, Lulzim Basha zgjodhi të mos merrte pjesë në seancat plenare. U desh të vinte data 14 korrik dhe seanca e posaçme ku do të hiqej imuniteti i deputetit për Arben Ahmetajn që ai të kthehej në seancë.