Sali Berisha akuzoi kompaninë ndërkombëtare të shërbimit postar, DHL se u shndërrua në një zgjatim të Partisë Socialiste më 11 maj. Berisha tha se kompania ka dorëzuar një ose dy ditë para zgjedhjeve zarfat për votuesit e diasporës që PS kishte identifikuar si opozitarë. Sinkron Berisha - çfarë ka ndodhur me DHL-në, Edhe DHL, ky zarf, filani, votues demokrat, të mos ia çojmë. Filani, ta mbajmë në magazinë. Urdhëroni, çfarë ka bërë? Si postë e shpejtë e supozuar, i ka vonuar me 2 javë dhe 3 javë pasi ka marrë zarfet, për t’ua dorëzuar votuesve. Ka edhe më keq. E dorëzon me 13 maj. E kuptoni, me 13 maj. Zarfin tjetër me 13 maj Spiros, votuesit të PD. Me 12 maj, tjetër. Ka mbajtur fletët e votimit pafundësisht. Mijëra fletë votimi shpërndahen një ditë para zgjedhjeve. Imagjinoni.