Në qendër të qytetit, në Komunën e Leposaviqit u hap pika e re, e katërta në këtë komunë, e Postës së Kosovës, në të njëjtën godinë ku deri para pak kohësh funksiononte shërbimi postar i Serbisë. I pranishëm në këtë përurim zyrtar ishte kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. "Ata operatorët e pa licencuar që kanë funksionuar më herët janë mbyllur dhe tash e kemi Postën e Kosovës ku përveç dërgesave të zakonshme të postës mund të pranohen edhe mjete financiare në euro për qytetarët e Leposaviqit. Ky është një lajm i mirë edhe për banorët e komunës, por edhe për shërbimin postar publik të Republikës së Kosovës”.