Prokuroria e Lezhës ka përfunduar hetimet ndaj Ruben Saraives dhe ka marrë të pandehur shtetasin portugez të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Saraiva, i cili ndodhet në paraburgim u paraqit këtë të premte në prokurori nën masa të rrepta sigurie, ku iu komunikua akuza për “vrasje për gjakmarrje” dhe “armëmbajtje pa leje”.