Porti i Durrësit ka qenë, është dhe do të mbetet ndoshta edhe në të ardhmen një nga portat e narkotrafikut në Shqipëri. Dy dekada më parë, kolumbianët dërguan një përfaqësues për të parë portin e Durrësit dhe për të verifikuar kapacitetet e narko-trafikut në Shqipëri. Dhe duket se më shumë se kurrë kokaina e Kolumbisë dhe Ekuadorit ka siguruar shtegun më të sigurt për të hyrë në Europë.