Ka rënë në prangat e policisë spanjolle Izmail Zeneli, emri i të cilit doli në përgjimet e Sky, ku vepronte në të nëjtin grup kriminal me Ervis Matën, ish-zv, drejtorin e policisë, Erzen Breçanin dhe djalin e tij Eralbi Breçani. Në përgjimet që disponon SPAK, hidhej dritë mbi planet e Izmail Zenelit për ekzekutimin e dy vëllezërve Albert dhe Edmond Nela, të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe.