Turqia pranoi kërkesën e autoriteve shqiptare për të ekstraduar drejt vendit tonë të shumëkërkuarn Dritan Rexhepi, i cili u vendos në pranga në muajin nëntor të vitit të kaluar në Stamboll. Procedurat e ekstradimit pritet të përgatiten nga të dyja vendet, ku në masa të shtuara sigurie, Rexhepi do zbresë në aeroportin Nënë Tereza në Tiranë, e më pas do gjykohet si personi që porositi rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, më 17 janar të vitit 2020.