Gjykata ka dënuar me 25 vite burg 34-vjeçarin Laert Hasalla, i akuzuar si porositës i një vrasjeje të mbetur në tentativë, e motivuar nga gjakmarrja. Vendimi lidhet me atentatin e ndodhur më 30 mars 2023 në qytetin e Lushnjës, ku shënjestër ishte 22-vjeçari Marius Hasalla. Sipas autoriteteve, Laert Hasalla ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi ishte nën hetim për organizimin e atentatit ndaj Marius Hasallës, por pas vendimit u vu në pranga . Nga sulmi me armë zjarri mbeti e plagosur halla e tij, Bajame Sejena, e cila ndodhej në të njëjtin automjet me objektivin e atentatit.