SPAK ka marrë në dorë një prej dosjeve më të forta kriminale të Elbasanit. Prokuroria e këtij qyteti ka ka shpallur moskompetencë për dosjen hetimore ndaj Erjon Alibejt, i cili dyshohet se është porositësi i dy vrasjeve në verën e vitit të shkuar në qytetin e Elbasanit, Emiljano Ramazani dhe Regis Bunaj.