Marjeta Karaj është thuajse e vetme grua në Shqipëri që ka porositur një vrasje në mënyrën më macabre të mundshme. Shënjestra e saj është djegur i gjallë me benzinë, sepse nuk kishte pasur mundësi t’i kthente asaj një borxh prej 10 milionë lekësh të vjetra. Ndaj, hakmarrja shkoi në ekstrem. Nuk zgjodhi drejtësinë për të zgjidhur konfliktin, por porositi ta vrasin burrin, që përveç borxhli kishte edhe një lidhje intime me porositësen e krimit. Për këtë nuk shkoi shumë larg, por së pari i besoi të birit.