Një klient hyn në restorant, ulet në ambjentet e jashtme dhe bën porosinë. Dy hamburgerë, patate të skuqura, një koka-kola, më pas një birrë e një tekila. Ngrohet e paguan faturën prej 37 dollarësh dhe largohet. Deri këtu, gjithcka duket normale, por ajo që shokoi kamarieren, ishte bakshishi prej 16 mijë dollarësh që klienti kishte lënë.