Top News/ Polonia ‘riparon dëmet’ / Kryeministri Tusk, vizitë në Gjermani dhe Francë
12/02/2024 11:44

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk do të vizitojë Berlinin dhe Parisin, në një përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve të dëmtuara me dy vendet e mëdha të bllokut evropian. Vizita e kryeministrit polak në dy kryeqytete europiane brenda një dite është e shkurtër, por me rëndësi të madhe. Donald Tusk do të takojë në fillim presidentin francez, Emmanuel Macron e më pas kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Berlin. Për kryeministrin polak vizita në Berlin do të jetë një akt ekuilibrues. Nga njëra anë ai do të riparojë marrëdhënien e dëmtuar me Gjermaninë këto vite, por duhet të ketë kujdes të mos tregojë shumë afërsi me fqinjin perëndimor. Sepse partia konservatore polake, Ligj dhe Drejtësi, e Jaroslaë Kaczynskit, që e ka shpallur Tuskun "agjent gjerman" do të ndjekë çdo hap të tij në Berlin. Partia e Kaczynskit që e qeverisi Poloninë në tetë vitet e fundit, e dëmtoi jo pak politikën europiane të Polonisë. Ajo vendosi të ketë lidhje të ngushta ushtarake me SHBA, por partneri i preferuar ishte Donald Trump, dhe dëmtoi marrëdhëniet me Francën dhe Gjermaninë. Marrëdhëniet gjermano-polake janë në krizën më të thellë që nga rënia e Perdes së Hekurt. Në fushatën zgjedhore në tetorin e kaluar, partia e Kazinskit madje e shpalli Gjermaninë si rrezikun më të madh për sovranitetin e Polonisë, dhe Tuskun e cilësoi përfaqësues të interesave të huaja, sidomos atyre gjermane. Pas dështimit në zgjedhje, Kaczynski madje e forcoi retorikën antigjermane. Ai i krahasoi përpjekjet e Donald Tusk për të rivendosur shtetin ligjor në Poloni me metodat e Adolf Hitlerit. Pas betimit të qeverisë së re polake në dhjetor 2023, entuziazmi në Berlin nuk fshihej. Kancelari gjerman e uroi Donald Tusk spontanisht për marrjen e detyrës dhe i ofroi bashkëpunim. Por u deshën të kalojnë gati dy muaj që Tusk të merrte rrugën drejt kryeqytetit gjerman. Procesi i vështirë i marrjes së pushtetit nga Tusk, e çoi në rend të dytë politikën e jashtme.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02