Top News – Polonia ‘mbyll’ kufirin me Sllovakinë / Shton kontrollet për shkak të emigrantëve
26/09/2023 14:54

Qeveria e Polonisë ka urdhëruar kontrolle më të rrepta në kufirin e vendit me shtetin fqinj, Sllovakinë, për të frenuar fluksin e shtuar të emigrantëve. Kjo masë vlen për minibusët, autobusët, furgonët dhe automjetet e vogla, të cilat dyshohet se transportojnë emigrantë të jashtëligjshëm, tha kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki, gjatë një fushate zgjedhore në Krasnik. Duke i shtuar kontrollet kufitare, Varshava synon të kundërshtojë ata që “po na akuzojnë se kemi kufi të pasigurt”, tha politikani konservator nacionalist, duke shtuar se ka qenë shumë mirë e ditur se në të kaluarën emigrantët mbërrinin në Bashkimin Evropian përmes Hungarisë dhe Sllovakisë, e pastaj përmes Polonisë. Sllovakia dhe Polonia ndajnë një vijë kufitare 540 kilometra të gjatë. Të dyja, si vende anëtare të BE-së, janë pjesë e Zonës Shengen për lëvizje të lirë pa viza. Në Zonën Shengen, e cila ka 26 shtete anëtare, njerëzit nuk kontrollohen në pikat kufitare. Megjithatë, në vitet e fundit, disa shtete e kanë shfrytëzuar një përjashtim dhe në disa raste i kanë kthyer kontrollet kufitare. Së fundmi, fqinji i Polonisë, Gjermania, po përballet me trysni për të kthyer përkohësisht kontrollet kufitare në kufirin që ndan me Poloninë dhe Republikën e Çekisë. Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, po zhvillon bisedime me këto dy vende për “masa shtesë kufitare”.

Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31