Qeveria polake vendosi të martën që të zgjasë bllokadën e vendosur ndaj drithërave të Ukrainës, edhe nëse Bashkimi Europian do ta heqë embargon e vendosur pas shqetësimeve të ngritura fermerët e pesë vendeve anëtare. “Pavarësisht vendimit të ri të Komisionit, ne nuk do të hapim kufirin për drithërat ukrainase pas datës 15 shtator”, tha Qeveria përmes një deklarate.