Top News-Politikani i vë flakën Kuranit / E pabesueshme, në muajin e shenjtë për Ramazan
15/04/2022 18:48

Edhe pse mund të duket e pabesueshme, një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Sudedi pak ditë më parë. Politikani anti-musliman Rasmus Paludan organizoi djegien publikisht të librit të shenjtë të Kuranit në sy të popullit. Natyrisht ngjarja u shoqërua me trazira pasi policia kishte rrethuar dhe mbronte politikanin nga turmat e agravuara. Për shkak të situatës së krijuar 3 policë mbetën të plagosur. Pamjet nga vendi i ngjarjes në qytetin e Linkoping në bregun lindor të Suedisë tregonin një makinë që digjej teksa dhjetëra njerëz të maskuar sulmuan makinat e policisë. Trazirat nisën përpara një demonstrate të planifikuar nga politikani danez anti-musliman Rasmus Paludan dhe partia e tij Stram Kurs që kishte për qëllim të përfshinte djegien e librit të shenjtë mysliman, Kuranit.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA