Krerët e shtetit të Kosovës dhe politikanë të opozitës, kanë bërë urimet për Fiter Bajramin, ndërsa kanë vizituar Bashkësinë Islame. Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur mesazhin se solidariteti është ajo që bën bashkë popullin në kohët më të rënda. Kryeministri Albin Kurti, teksa ka kujtuar 37 hoxhallarët e rënë dëshmorë në luftën çlirimtare të Kosovës, shprehet se kjo festë kujton vlerat e solidaritetit, sakrificës dhe ndihmës që duhet dhënë për ato familje me të ardhura të vogla.