‘Kosova urgjentisht duhet të formojë institucionet dhe politikanët duhet të vendosin shtetin të parin’, ka qenë mesazhi I përcjellë nga ambasadori Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde për ngërçin politik në vend. Pas dështimit për herë të 22-të të konstituimit të Kuvendit, Rohde tha për Kosova Press se bllokada pengon Kosovën të përfitojë nga iniciativat ndërkombëtare, siç është Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.