Deputetja e Partisë së Lirisë, njëherësh ish-kryetare e kësaj force politike kur emërtohej si Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, doli në krah të bashkëshortit të saj, i cili prej disa ditësh sulmon Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe kreun e saj Altin Dumani. Sipas Kryemadhit, SPAK është kapur nga Edi Rama, teksa u shpreh se nuk është dakord me mënyrën e shprehjes, ndonëse e konsideron si pjesë e revoltës.