Politika i ka sytë nga Gjykata Kushtetuese për zgjidhjen e ngërçit që po mban pezull konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Institucioni më i lartë juridik në vend do të vlerësojë kushtetueshmërinë e votimit në mënyrë të fshehtë për kryetarin e kuvendit. Pas dështimit për 24 herë të seancës së konstituimit, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, u shpreh se cilado qoftë vendimmarrja e Kushtetueses, ajo do të jetë e pakontestueshme.