Forca të shumta policore zbarkuan këtë të hënë në banesën e Ervis Martinaj, njërit prej personave më të shumëkërkuar në vendin tonë, që prej muajit gusht. RENEA, FNSH dhe policia e shtetit ushtruan kontrolle në ambientet e brendshme dhe të jashtme të banesën së Martinaj në Fushë Kuqe të Kurbinit. Nuk dihet nëse policia ka marrë ndonjë informacion apo jo për vendndodhjen e Martinajt në Fushë Kuqe, apo nëse në shtëpinë e tij ka patur prova të cilat mund të conin në gjurmët e të shumëkërkuarit.