Një shtetase amerikane, e cila jeton në Vlorë ka denoncuar bashkëkombasin e saj, duke pretenduar se e kërcënon dhe e përndjek vazhdimisht. Ajo ka pretenduar se është njohur rastësisht në Sarandë me amerikanin e quajtur Nick, ndërsa kontakti mes tyre ka zgjatur vetëm rreth 24 orë. Megjithatë, aq ka mjaftuar që shtetasi amerikan të niste një seri kërcënimesh ndaj saj.