Video dhe pamje të grupe burrash të zhveshur në temperatura nën zero të cilët janë detyruar të ecin nga Serbia në Maqedoninë e Veriut, janë denoncuar nga Legis, një OJQ e Maqedonisë së Veriut, për ‘The guardian’. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, këto pamje janë dëshmi e përshkallëzimit të keqtrajtimit të emigrantëve në kufijtë evropianë.