Policia Rrugore e Tiranës gjatë javës së kaluar ka arrestuar në kryeqytet 22 shtetas, për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike dhe për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor. Këto arrestime janë kryer në vijim të kontrolleve në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.