Ka nisur grumbullimi I forcave të policisë në ambientet pranë kryeministrisë, kur kanë mbetur vetëm pak orë nga nisja e protestës së thirrur nga ish-kryeministri Berisha. Sicc shihet dhe nga videot e siguruara nga Top Neës, punonjësit e policisë së rendit I drejtohen pjesës së oborrit nga pas kryeministrisë, ku do të qëndrojnë deri sa t’I jepet urdhri për të formuar kordonin që do të pengojë protestuesit të ngjiten në shkallët e godinës.