Top News mëson detaje të reja sa I takon hetimeve të Prokurorisë për vrasjen e Ramazan Sinos në fshatin Larushk. Ditën e mërkurë oficerët e Policisë Gjyqsore kanë shkuar në banesën e Valter Bamit për të ushtruar kontrolle për gjetjen e pistoletës sportive, por nuk e kanë gjetur dot. Lajmi konfirmohet nga avokati Ilir Murati, që e quan të papranueshëm këtë veprim të organeve, pasi nuk është vënë në dijeni as I arrestuari dhe as avokati I tij.