Top News- Policia largon deputetët/ Kosovë, kërcënimi me bombë shtyn seancën e Kuvendit
05/07/2025 15:05

Autoritetet e sigurisë kanë urdhëruar evakuimin e plotë të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës pas një kërcënimi me bombë, duke shkaktuar shtyrjen e seancës konstituive për në orët e mbrëmjes. Policia ka njoftuar se rasti është paraqitur në prokurori, ndërsa njësitë përkatëse dhe ekspertët e deminimit po kryejnë kontrollin e plotë të objektit dhe ambientit përreth. Zëvendësi i sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Arben Loshi bëri të ditur se evakuimi është kërkuar nga policia, pasi një telefonatë në gjuhën angleze paralajmëroi se një bombë brenda ndërtesës do të shpërthente për dhjetë minuta. Si pasojë e këtij alarmi, seanca që ishte paraparë të fillonte në orën 11:00 do të mbahet sonte në orën 20:00. Sipas Loshit, skuadra anti-bombë e ka përfunduar kontrollin në të gjitha hapësirat e ndërtesës. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e quajti ngjarjen një “kërcënim të qartë”, që po trajtohet me seriozitet edhe nga policia. Kuvendi i Kosovës ishte mbledhur këtë të shtunë për herë të 42-të që nga 15 prilli për të zhvilluar seancën konstituive.

Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00