Policia e Shtetit ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes, pas konstatimit të disa shkeljeve të kodit rrugor. Policia ka paralajmëruar të gjithë drejtuesit e mjeteve që kryejnë kalim të menjëhershëm nga një korsi në tjetrën, pa u pozicionuar në fillim. Sipas Policisë, kjo është një manovër e rrezikshme që jo vetëm që shkel rregullat por vendos në rrezik të gjithë përdoruesit e rrugës.