Pas 4 ditësh operacion në bregdet policia e shtetit bën bilancin. Të paktën 200 mjete lundruese po i nënshtrohen verifikimit të dokumentacionit, nga të cilat 125 Jet ski dhe 75 gomone e skafe të vegjël. Operacioni është shtrirë në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil me qëllim verifikimin e dkumentacionit.