Një 33-vjeçar shqiptar është bërë protagonist i një krimi të rëndë të ndodhur në Veneto të Italisë. Shqiptari, identitetin e të cilit autoritetet nuk e publikojnë, mori peng ish-partneren e tij, gjithashtu shqiptare dhe fëmijën e tyre pesë vjeç. Ngjarja ka ndodhur më pesë korrik. Shqiptari ka futur në makinë me forcë ish-partneren e tij dhe fëmijën e mitur dhe më pas është larguar. Ai është ndjekur nga policia për gati 100 kilometra para se të arrestohej.