Kur kanë kalaur pak më tepër se 24 orë nga ekzekutimi i Nikolin Lekstakajt në fshatin Balldren të Lezhës, policia ka arritur të gjejë makinën dhe armën e përdorur në krim, tip kallashnikov, bashkë me disa gëzhoja. Makina e djegur është gjetur e fshehur në një arë, pranë fshatit Gjadër, teksa dyshohet se bëhet fjalë për një mjet tip Mercedes-Benz, që rezulton të jetë denoncuar si i vjedhur në vitin 2022 në qytetin e Dimalit.