Policia e Vlorës ka arritur të parandalojë një ngjarje të mundshme kriminale dhe të vërë në pranga shtetasin 27-vjeçar Arbër Ymeraj. Policia e Vlorës sqaron se kishte marrë në rrugë operative informacionin se një shtetas po udhëton drejt qytetit i armatosu dhe se mund të kryente një krim të rëndë. Menjëherë u organizua operacioni i koduar “Alert”, teksa patrullat kanë ndalur mjetin tip Porsche, me drejtues 27-vjeçarin Ymeraj dhe kanë ushtruar kontroll.