Policia dhe Forcat Renea vazhdojnë kërkimet në fshatin Sulaj për ndalimin e autorit të vrasjes së efektivit të forcave Shqiponja, 23-vjeçarit Azgan Mernica. Sakaq një operacion është duke u zhvilluar edhe në fshatin Pojan, pranë fshatit Baltëz ku ndodhi vrasja. Në të gjithë qarkun e Fierit dhe akset rrugore lidhëse me të janë ngritur pika kontrolli, ndërkohë po kryhen kontrolle edhe nga ajri me dron për lokalizimin e autorit.