Policia Rrugore e Shkodrës ka proceduar penalisht 54 shoferë dhe ka arrestuar 7 të tjerë gjatë një aksioni në akset rrugore të qarkut. Gjithashtu janë pezulluar 5 leje drejtimi për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet një sanksion i tillë. 54 shoferët e proceduar janë kapur duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi, ndërsa 7 të arrestuarit po drejtonin automjetet në gjendje të dehur.