Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Policia e Kosovës do të zvogëlojë me 25 për qind prezencën e saj vetëm afër ndërtesave komunale në veri, dhe jo në pjesën tjetër të vendit. “Zvogëlimi vlen për praninë policore në ndërtesat komunale dhe rrethinat e tyre, e jo për veriun e vendit, ku ka ende sfida e punë për sundim të plotë të rendit e ligjit”, tha Kurti në një postim në Facebook.