Ka filluar këtë të premte reduktimi i numrit të pjesëtarëve të policisë së kosovës në dhe përreth objekteve komunale në veri të vendit, me tërheqjen e 25 për qind të tyre. Vendimi ka ardhur pas vlerësimit të situatës nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i. Sipas këtij vlerësimi, situata e sigurisë në dhe rreth objekteve të komunave veriore vlerësohet se është e mirë.