Policia e Kosovës ka zhvilluar të hënën një aksion në objektet e Postës së Serbisë në veri të vendit. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se aksioni është ndërmarrë pas një kërkese të Autoritetit Kosovar të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.