Të paktën 6 prej sulmuesve të armatosur serbë në veri të Kosovës, janë vrarë deri më tani gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë së Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve KosovaPress, e cila duke cituar burime nga Policia e Kosovës thekson se është arritur të sekuestrohen edhe shumë pajisje ushtarake e armatim që përdorej prej sulmuesve. Sipas po të njëjtave informacione, bëhet e ditur, se Policia e Kosovës ka arritur të marrë një nga objektet e zabtuara nga terroristët serbë brenda Manastirit të Banjkës.