Policia e Kosovës ka shoqëruar në komisariat politikanin dhe propaganduesin serb, Aleksandër Arsenijeviq. Lajmi është bërë I ditur nga autoritetet Kosovare, teksa tregojnë edhe parregullsitë ligjore që politikani në fjalë kishte. Sipas Zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, Arsijeneviq, i cili është kryetar i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa Serbe”, është shoqëruar në stacionin policor pasi nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kishte veturën pa regjistrim. “E kemi shoqëruar deri në stacion, ku i janë dhënë dy tiketa – njëra për moszbatim të urdhrave të policit e tjetra për mungesë regjistrimi të automjetit. I janë konfiskuar targat dhe i njëjti është liruar”, ka thënë Elshani.