Policia e Kosovës bëri të ditur se e ka arrestuar një shtetas rus në fshatin Grizhan të Zveçanit, pasi është vërtetuar se ai nuk kishte hyrë në Kosovë në mënyrë të rregullt. Arrestimi është kryer më 7 qershor, dhe është publikuar në raportin 24-orësh të Policisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në paraburgim.